Një stuhi e fortë breshëri ka goditur dje veriperëndimin e Kroacisë dhe më e keqja ka qenë në pjesën e Zagorjes përgjatë kufirit slloven dhe ku po binte breshër në madhësinë e arrës. Në zonën e Kumrovecit, Zagorske Sellës, Klanjecit me rrethinë, breshri ka rënë aq shumë sa ka mbuluar plotësisht oborret e shtëpive, rrugët dhe livadhet, sikur të kishte rënë borë.
Sipas mediave kroate, disa rrugë kanë qenë të mbushura me akull, gjë që ka krijuar mjaft rrëmujë në trafik dhe disa automjete kanë mbetur të bllokuara.
Ende nuk dihet shkalla e dëmeve të shkaktuara nga stuhia, por dyshohet të jetë e madhe, sidomos për prodhuesit bujqësorë.
“Ne nuk e kemi parë këtë kurrë në jetën tonë, jemi plotësisht të tronditur, ka breshër në rrugë deri në 70 centimetra”.