Kryetari i “Prava Montenegro/Mali i Zi i vërtetë”, Marko Milaçiç, pas takimit të liderëve të një pjese të shumicës së vjetër parlamentare, ka thënë se në takim janë dëgjuar disa mesazhe se gjëja më e drejtë do të ishte që kryeministri Dritan Abazoviç të jepte dorëheqjen.
Por, ai u përgjigj se mekanizmi do t’i kthehej Gjukanoviç-it”, prndaj shtoi se nëse gjendet një marrëveshje atëherë është që Abazoviç të vazhdojë të jetë kryeministër i Malit të Zi.
“Nëse arrihet një marrëveshje, unë jam i gatshëm të mbështes Qeverinë e Dritan Abazoviç-it”, tha Milaçiç.
Ai shtoi se po kërkonin një plan të detajuar rindërtimi që duhet të nënshkruhet nga URA dhe PKSH, e më pas mundësisht nga pjesëmarrësit e tjerë në takim.
Pastaj ata do ta dërgonin atë propozim te demokratët.
“Mali i Zi i vërtetë” është parti që kundërshton faktin që Mali i Zi është anëtarësuar në NATO dhe kërkon neutralitet ushtarak.
Punon për zhvillim të marrëdhënieve të ngushta me Serbinë dhe Republikën Serbe në Bosnje dhe mbron rivendosjen e lidhjeve tradicionale me Rusinë.
Lideri i partisë thotë se është për pavarësinë e Malit të Zi, porse etnikisht është serb.