Kukulla e presidentit Putin, Ramzan Kadyrov që udhëheq me Çeçeninë ka publikuar pamje të armatimit dhe ushtarëve çeçenë që sipas tij janë të gatshëm për urdhërin e shefit të tij Putin për të avancuar në Ukrainë.
Kadyrov ka shkruar se edhe mijëra banorë të Çeçenisë janë të gatshëm t’i bashkohen ushtrisë ruse, raporton Gazeta Express.
“Ushtarët e ushtrisë në territorin e Republikës së Çeçenisë janë në gatishmëri në rast të një urdhri për të avancuar drejt Ukrainës. Secili prej tyre është i gatshëm t’u vijë në ndihmë dhe mbështetje vëllezërve të tyre. Vëllazëria luftarake në njësitë çeçene është testuar në kushtet e vështira të stërvitjes dhe operacioneve speciale malore. Këta djem mund të përballojnë çdo detyrë, madje edhe të kompleksitetit më të lartë. Janë të pajisur me pajisjet dhe armatimet më të mira dhe janë në formë të shkëlqyer fizike. Përveç ushtarëve, mijëra e mijëra vullnetarë nga radhët e banorëve të Republikës Çeçene janë të gatshëm në çdo kohë për t’u bashkuar me radhët e ushtrisë ruse”, ka shkruar Kadyrov.