Zyra e për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit Amerikan të Thesarit ka vënë nën shënjestër rrjetet e korrupsionit disa shtete të Evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë njofton kjo zyrë përmes një komunikate për media.
Në komunikatë ndër të tjera thuhet se Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinoviq kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinoviq kontroll të disa bizneseve në disa rajone. Njëri prej të sanksionuarve është edhe Milan Radojqiq.
Radojqiq është i njohur për një takim në një jaht me politikanin kosovar Behgjet Pacolli. Një foto që kishte qarkulluar në vitin 2017, shfaqte Radojqiqin dhe Pacollin, si dhe kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq.
Fotoja ekskluzive ishte shpërndarë së pari nga mediumi serb, KRIK. Atëbotë, Pacolli ishte kryediplomati i Kosovës.
Sipas shkrimeve, fotoja ishte bërë në Budva të Malit të Zi.
Në këtë fotografi, derisa Pacolli është i ulur në tavolinë me Radojqiqin, teksa aty janë edhe dy gra të paidentifikuara.