Kryeministri Albin Kurti në paraqitje për media sot nga Prishtina është pyetur për çështjen e Rregullores së BQK-së dhe kërkesës së aleatëve për pezullimin e implelementimit. Kurti s’ka dhënë sinjale që mund të shkojë drejt një vendimi të tillë, ndërkohë që ka përmendur periudhën tranzitore prej një muaji, ku do të ketë më shumë informim dhe jo ndëshkim të atyre që ende iu kanë mbetur dinarë.
Kurti ka thënë se Rregullorja e BQK-së nuk e ndalon dinarin, por nuk e lejon atë si mjet pagese.
Tutje kreu i Qeverisë ka thënë se njëjtë siç ishin konvertuar nga targat ilegale “KM” në RKS, do të kalojnë edhe nga dinari në euro, madje më shpejt dhe më lehtë.
“BQK është institucioni pavarur. E ka marrë vendimin. Ne do të intensifikojmë fushatën komunikuese me të gjithë ata që e kanë kuptuar ose kanë nevoje ta ridëgjojnë, që dinari në Kosovë s’po ndalohet, por nuk lejohet si mjet pagese. Kosova e ka euron dhe ashtu qysh janë konvertuar targat KM në RKS, edhe më shpejt dhe më kollaj do të bëhet konvertimi nga dinari në Euro”, ka thënë kryeministri.
“Dinari për pagesë ka qenë në shekullin e kaluar. Këtë shekull kemi pasur markën gjerman e euron. Nuk besoj që serbët e urrejnë euron.”, ka shtuar tutje Kurti.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…