SPAK ka kryer kontrolle në banesat e 9 ish-anëtarëve të MEK, pasi dyshohen se janë pjesë e grupit të spiunazhit, ku më herët u arrestua ish-muxhahedini Bijan Poolagrad.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se pas këqyrjes në celularin dhe mjetet e tij elektronike janë zbuluar edhe kontaktet e tjera, që dyshohet si pjesë e grupit të spiunazhit, dhe që kanë vënë në lëvizje SPAK-un, por që deri më tani nuk ka të ndaluar.
Kush është ish-muxhahedini i arrestuar Bijan Poolagrad?
Iraniani Bijan Poolagrad akuzohet nga SPAK si pjesë e një celule terroristësh, e cila po planifikonte të kryente sulme ndaj funksionarëve të lartë të opozitës iraniane, të cilët strehohen në kampin Ashfraf 3 në Manëz të Durrësit.
Ish-banori i kampit të muxhahedinëve po përballet me drejtësinë shqiptare për disa akuza, si “kryerjes e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur në grata”, “organizata terroriste”, apo “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”.
News24 mësoi se i pandehuri dyshohet se bashkëpunonte në punonjës të shërbimeve sekrete iraniane të njohur si Garda Revolucionare dhe merrte pagesa prej tyre.
Në shkëmbim, ish-anëtari i grupimit muxhahedin kishte detyrë të fotografonte anëtarët e MEK dhe të evidentonte vendet që ata frekuentonin.
Porositë dhe udhëzimet ai i merrte përmes aplikacionit Telegram dhe sipas hetimit po planifikohej vrasja e një figure të lartë të MEK.
Referuar dosjes hetimore rezulton se një anëtar i inteligjencës iraniane e udhëzonte të pandehurin të siguronte një armë kallashnikov në tregun e zi dhe të gjente persona të trajnuar që mund të kryenin vrasje.
Hetimet për të pandehurin nisën fillimisht në Prokurorinë e Tiranës, referimit nga drejtoria e antiterrorist, që kishte siguruar kallëzimin e një vajze që pretendonte se Poolagrad, me të cilin kishte ndarë të njëjtën banesë për disa kohë, kishte përdorur telefonin e saj celular.
Hetuesit zbuluan se i pandehuri kishte dërguar në adresë të disa personave nga Irani, të shpallur më vonë “nën grata” në vendin tonë, fotografi të kampit të muxhahedinëve në Manzë.
I pandehuri, i cili mbahet nën arrest që në 2020, i ka kundërshtuar akuzat dhe pretendon pafajësinë. Ai do të vijojë përballjen e tij me drejtësinë me datë 7 korrik, ditë ku u shty seanca e radhës, pasi e para dështoi, për shkak të mungesës së përkthyesit.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…