Kush është Raif Osmani?

Nga ABAS FEJZULLAHI

Lidhur me Vjosa Osmanin, shkurtimisht disa të dhëna për te dhe babain e saj në veçanti Raif Osmanin, shokun tim të klasës e bangës për katër vite në Gjimnazin aso kohe “Silvira Tomazini” në Mitrovicë.

Image
Foto e vitit 1963 Nga e majta në të djathtë Raif Osmani në mes Esat Aliu dhe Abas Fejzullahi

Vjosa Osmani qysh se ka filluar të zhvilloj veprimtarinë e saj politike dhe profesionale në institucionet e Republikës së Kosovës, si anëtare e LDK-së e zgjedhur nga zgjedhësit dhe tani është Kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Si më parë dhe tash në veçati, për qëndrimet e saja parimore, të drejta e të arsyeshme qoft për mirëqenien shoqërore forcimin dhe jetësimin e Shtetit të Kosovës, në vazhdimsi është ballafaquar me kundërshtarët e saj politikë brenda përbrenda partisë dhe partive tjera në pozitë apo opozitë.

Për këtë arsye qe sa vite, përmes shpifjeve, thash e themeve, kurtheve dhe ndërskamcave nga më të ndryshme jashta çdo parimi e rregulli njerëzor, pengohet e luftohet herë tinez e pas shpinës e kohëve të fundit haptas me kërcënime dhe masa linçuese e përjashtuese nga disa bashkë partiakë e gazetarë të përgazët e shpifsë po edhe nga udhëhqës përgjegjës të LDK-së ku Vjosa është edhe Nënkryetare..!

Sa për dijeni:

Vjosës para disa vite i njeti burim shpërndante lajme dhe rrena, tu thënë se Vjosa është vajza e Rexhep Osmanit, pra kaherë mundohen të përzihen dhe shpfin e përhapin rrena tue mundue me ja tjeterësuar edhe falijen e shqetësuar rrethin familjar me shpifje..!

Tash kanë dalur me shpfje tjera, siç e kanë zanat, me ngjtije(montim) teksti në një fotografi ku janë dy serbë me uniform policie serbe, se gjëja njëri prej tyre është babai i Vjosës… që sipas porosive dhe qëllimeve të synuara e kanë shpërnda ku dhe kah kanë mundur në faqet pamore për qëllime propogande.. nga i njejti burim sipas porosive..!

Disa të dhëna të shkurtëra për RAIF OSMANIN

Image
Foto e vitit 1964 me kujdestarin e klasës Prof. Bedri Deda, Raif Osmani në rendin e fundit i pesti me rradhë nga e majta në të djathtë

Pas diplomimit në Gjimnaz, punësimi ka qenë i leht si kuadër. Sepse Gjimnazi kishte dy drejtime: Ate të shkencave natyrore dhe gjuhësore, në ate gjuhësor ishim bashkë me Rafin në një klasë. Gjimnazi kishte kritere në cilësim e vlerësim të njohurive. Andaj ishte njëra ndër shkollat e mesme ku pa provim pranues mund të regjistroheshin kudo për të studiuar në Universitete në Jugosllavi.

Unë vazhdova mësimet në SHLP në Prizren, dhe u punësova në arsim si mësimdhënës.

Raif Osmani u punsua në Mitrovicë në Mbrojtjen popullore aso kohe si kuadër, referent, ku kishte mundësi që shokët që kishte besim t‘i dërgonte në Akademitë e ndryshme Ushtarake për t‘u përgatitur si oficer rezervë dhe aktiv, në drejtime të ndryshme të gjinive ushtarake në APJ aso kohe.

Raif Osmani edhe mua më dërgon në Bileç si kadet në drejtimin e këmsorisë që ishte-Akademi në Jugosllavi, për përgatitjen e oficerve rezervë dhe aktiv sipas vetpërcaktimit aso kohe në Jugosllavi.

Me që në vitin 1968 ndodhen kundërshtimet(Demostratat) ku kërkohej Kosova Republikë, unë para se me shkuar në shërbim ushtarak u përjashtova nga arsimi aso kohe dhe isha i dënuar për kundërvajtje. Raifi Osmani me tërë rreziqet e asaj kohe, më dërgoj në Akademin ushtarake në Bileç për oficer ku në tog isha i vetmi shqiptarë. Për këtë Raifi që bëri me mua, gati sa se humbi edhe vendin e punës..!

Pra për të gjithë ata që shpifin e propogandojnë kundër Raif Osmanit si shprtëzi që janë, ua bëjë me dije se Raif Osmani qysh në vitin 1968 ka qenë i përcaktuar për Kosovën Republikë, por edhe si nxënës të Gjimnazit që ishim aso kohe lexonim literatur të ndaluar nga regjimi , pra më shumë 50 vite që njihem dhe jemi shokë me Rafin ai ka qenë atdhetar i përkushtuar dhe shumë i interesuar që shqiptarët të shkollohen dhe aftsohen si oficer ushtarak, sepse ai e dinte se një ditë do t’ i duhenKosovës oficer të përgatitur profesionalisht lidhur me këtë për këtë me shkruar në hollësi del një histori në vete për aq sa unë kam të dhëna e dëshmi.

Në vendin e punës ku Raifi ka punuar në Mbrojtjen Popullore në Mitrovicë dhe njohurit e tija për organizimin dhe Mrojtjen Teritoriale e sidomos pas ngjarjeve të vitit 1981 situata sa vinte e vështërsohej në të gjitha drejtimet sidomos në përcjellje të veprimtarisë kudo e sidomos aty ku punonte Raifi.

Në fillimin e Pranverës së viti 1989, në Kosovë u bënë shumë kundërshtime(demostrata) lidhur me pezullimin e Kushtetutës së KSAK, ndodhen plagosje, burgosje, Izolime, keqtrajtime dhe vrasje kudo në Kosovë dhe largime nga puna e të gjithë atyre që ishin halë në sy rin e pushtetit aso kohe.

Pas largimit nga punan ë vitin 1989 Raif Osmani ishte në rrjedha të zhvillimeve të ngjarjeve dhe pas Shpalljes së Kosovës Republikë më 7 Frytor(Shtator) 1990 në Kaçanik si dhe Miratimit të Kushtutës nga Kuvendarët e Kuvendit të KSAK që ndryshe njihet edhe si Kushtetuta e Kaçanikut , menjëher në vitin 1991 u themelua MMRK(Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ) dhe filloj organizimi territorial sipas komunave në tërë territorin e Kosovës. Organizimet filluan me dijen e Kryetarit të parë dhe historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës dhe Fehmi Aganit. Kishte Komuna që filluan ta zbatonin Kushtetuten e Kosovës të njohur si Kushtetuta e Kaçanikut si në organizimin administrativ komunal dhe ate organizativ ushtarak, ku dhe kryheshin aksione të mirëorganizuara e kontrolluara, për këtë kemi shembullin konkret të Heroit të Kosovës e Kombit Sali Çekaj që i pari në Komunen e Deçanit jetësoi veprimet sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në administratë dhe organizimin e veprime ushtarake në kryerjen e aksioneve guerile mirë të organizuara, sipas udhëzimeve dhe këshillimeve me nivelin më i lartë institucional të Republikës së Kosovës që pati jehonë të veçantë aso kohe dhe me rastin e Shpalljes Hero patë dëshmuar edhe vet kryetari i parë dhe historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Por edhe aso kohe shpifësit dhe shpirtëzit si këta tani bënin dëme me propogandën e tyre tue ja përshkruajtur vetes aksionet që s’ i kishin kryer fare…!

Në këtë Organizim të Ministrisë së Mbrojtjesë për Mitrovicë ishte edhe Raif Osmani përgjegjës në detyrën e tij i cili u burgos nga regjimi serb dhe u keqtrajtuar në mënyrën më çnjerëzore, ndërsa sot dalin shpifin e shkruajn disa horra e morra, kundër Raif Osmanit një atdhetari të përkushtuar për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës qysh si nxënës në Gjimanazin e Mitrovicës bashkë me shokët e tij.

Ja se çfarë më shkruajti dje (2020-06-07) ish nxënësi im i nderuar Dalip Krasniqi, çfarë më pyeti e çfarë ju përgjegja :

„ Abas Fejzullahi Sot më, 2020-06-07 në ora 12 e 35 minuta ish nxënësi im i nderuar Dalip Krasniqi më kishte shkruar në Faqe të Librit-Facebook dhe më kishte parashtruar këtë pyetje në vijim:

Mesus ni pytje se skam tjeter ke me pyt, ky ne foto eshte vertete baba i Vjollca Osmanit?
cImage
U ba lamshe puna ne Kosove e me shqiptar Spo di me njeriu kuj me i besu

Pas dite po sa e lexova pyetjen e parashtruar menjëherë ja përcjella përgjegjen në ora 2 e 53 minuta (14-53) si në vijim:

I nderuar Dalip, ky në foto nuk është baba i Vjosës. Unë katër vite në gjimnaz e kam pasur shok klase edhe bange edhe tash takohem rregullisht sa herë që shkoj në vendlindje. Por ky në foto s’është Raifi edhe pse ka ngjajshmëri pakëz.

Unë nuk e di kush e ka postue këtë foto dhe për cilin qëllim?

Si zakonishte mesus shqiptaret e han lloqin per llokum

Flm per informim

Fundi i bashkëbisedimit “

Në ora ora 16.30 vërejta rastsisht reagimin e Vjosa Osmait tek rubrika Aktuale në faqen pamore të gazetës Bota Sot dhe reagimin e plotë të Vjosës e shpërndava, që mund të lexohen reagimet sipër dhe si shtojcë shkurtimisht bëra një reagim të shkurtër si në vijim deri në reagimin e rradhës me të dhëna, dëshmi e fotografi:

Pra:
Është i njejti burim apo bashkëpunim i përpunimit të shpifjeve dhe ngjitjeve të shpifjeve dhe thash e themeve, që më parë ia ndërronin Vjosës babën dhe thonin se është vjaza e Rexhep Osmanit dhe i shpfnin gjëra të pa qena me qëllim që Vjosën ta rëndonin që ajo të largohet vet nga LDK-së, prandaj i njejti qarkë sillet e pshtillet në bashkërëndimin e shpfjeve edhe tash…Qëllimi kryesor i tyre është të shpërndajnë të pa vërtetatë tek ata të cilët binden leht se çfarë lexojnë apo në fotografitë që përgjasojnë apo edhe ngjiten-montohen,për të arrijtur qëllimin e tyre të ulët dhe të ndyrë jo vetëm politikë por edhe jonjerëzorë, sepse kush shërbehet me gjëra të tilla s’ka të bëjë asgjë me njerëzoren…”

Në vijim ja disa nga kundërshtimet dje që ja bashkangjes si plotësim shkrimit :

“Komentet

Skender Morina Kësaj pune i thonë:Më mbaj nënë djalin ti them la….ire sa s’më ka thënë.Segmentet e UDB-së s’kan punë tjetër përpos njollosjeve të ulëta. Kush s’hynë në vallen që pregadisnin dhe orkestrojnë ata është tradhëtar sipas tyre.

Saim Tahiraj Turp të kenë ata të cilët merren me dezinformata të tilla ,kur shumë pjestar të ish Ministrisë së Mbrojtjes e dinë që i nderuari Raif Osmani ka qenë pjestarë i devotshëm i asaj Ministrie ! Lereni më këtë luftë të ndyer politike duke etiketuar familjaret e ndershëm dhe patriot ! Divergjencat dhe mospajtimet politike duhet kaluar ndershmërisht e jo me etiketime të tilla !

Ismet Ibrahimi E gjithe Mitrovica dhe me gjere e din se familja Osmani eshte nder familjet ma te respektuara.Veq udba din me sajue keso shpifje antikombetare antinjrerzore te pa verteta

Skender Morina Abas Fejzullahi i nderuar baca Abas, nxënësit tuaj ja përcjellin kët propagand të pacipë sepse ai vet është veprimtar i çështjes kombëtare dhe bukën dhe pasurin e bën nga puna e ndershme e tij , dhe s’duhët të bije në provokime të atyre që bën milionat në emër të “patriotizmit ”

Abas Fejzullahi I nderuar Skender Morina pikërisht Dalipi ka qenë dhe është një veprimtarë i sinqert i çështjesë kombëtare të pa zgjedhur ende si duhet, andaj edhe ka qenë i shqetsuar me arsye nga këto shpifje …..

Skender Morina Abas Fejzullahi e kuptoj prandaj na vërsulën me propagand duke ditur sinqeritetin tonë. Respekti për ju baca Abas dhe nxënësin tuaj.

Vesel Xhaferi Po nuk na vjen qudi se jemi nji popull në mos paq bisht ta vendojn e në paqë do ta presin, hyp se të vrava zdryp se të vrava, nga inati edhe sapunin e han. Këjo ashtë UDB që e kemi edhe në WC e Kosovës.”

Si përfundim:

Kundërshtimet(Reagimet) e Vjosa Osmanit japin të dhëna të mjaftueshme për burimin e shpifjeve dhe rreziqet e tyre nga mosndëshkimi nga institucionet përgjegjëse të drejtësisë.