Gjatë ditës së sotme u raportua se Serbia ka pranuar të pezullojë fushatën për çnjohje.
Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe raporton se ky hap është ndërmarrë në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve që do të çonin edhe në rifillimin e dialogut.
Mirëpo, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, e mohoi këtë informacion, duke thënë se bëhet fjalë për një “gënjeshtër të madhe”, transmeton Reporteri.
“Serbia nuk e ka ndalur fushatën për tërheqjen e njohjeve dhe as nuk do të ndalet nëse të gjithë të tjerët nuk ndalojnë fushatën për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë”, theksoi Daçiq për Tanjugun serb.
Gjatë ditës po ashtu u raportua se i Dërguari i Posaçëm i BE-së për Dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajcak gjatë këtij muaji pritet të zhvillojë një vizitë në Prishtin e Beograd.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…