KRYESORE

Lamtumirë zëri i paqes! E gjithë bota në Vatikan për funeralin e Papa Françeskut

Sot është dita kur bota i thotë lamtumirë Papa Françeskut, zërit më të fuqishëm të paqes. Mbi 250 mijë besimtarë nga shumë shtete të ndryshme janë të pranishëm në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ndërsa miliona të tjerë dynden në një radhë të gjatë në rrugët e Romës.

Gjithashtu edhe dhjetëra liderë, udhëheqës shtetesh, duke përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që prej marrjes së detyrës, liderin ukrainas, Volodymyr Zelenski, presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhjetra monarkë e shumë të tjerë.


Gjithashtu përmes TV mbi 1 miliardë njerëz do ta ndjekin atë nga çdo anë e globit. Funerali i Papa Françeskut do të jetë më i thjeshtë se ai i papëve të mëparshëm, duke ndjekur udhëzimet që ai dha vetë. Kryepeshkopët dhe peshkopët kanë filluar të mblidhen që prej orës 08:30 në krahun e Konstandinit, një korridor ngjitur me Bazilikën e Shën Pjetrit.

Në të njëjtën kohë, priftërinjtë katolikë po mblidhen në Sheshin e Shën Pjetrit. Tashmë patriarkët e kishës ortodokse dhe kardinalët po mblidhen në kapelën e Shën Sebastianit, brenda bazilikës. Ata do të ecin në një kortezh funerali që shoqëron arkivolin e Papës, i cili ka kaluar katër ditët e fundit në qendër të Bazilikës së Shën Pjetrit. Varrimi fillon në orën 10:00 kur vendoset arkivoli në sheshin përballë Bazilikës së Shën Pjetrit. Shërbesa do të drejtohet nga dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Kardinali Giovanni Battista Re.

Shërbesa do të përfundojë me lutjet për Papa Françeskun dhe një lavdërim të fundit, një lutje përmbyllëse ku Papa do t’i besohet zyrtarisht Zotit. Kjo shënon fillimin e një periudhe zie nëntëditore të quajtur Novemdiales me një meshë që mbahet çdo ditë në kujtim të tij. Papa Françesku, që ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare gjatë festës së Pashkëve, do të mbahet mend si njeriu që mbrojti me çdo kusht emigrantët dhe të varfrit, dhe për përpjekjet e tij për të riformuar Kishën Katolike.

Françesku do të bëhet Papa i parë në më shumë se tre shekuj që do të varroset në Santa Maria Maggiore, ndërsa varrimi do të bëhet larg syrit të publikut. Ai ishte një papë i shumë të parëve. Ishte Papa i parë i Amerikës Latine, i pari i rendit jezuit dhe i pari Papa i ditëve moderne i lindur jashtë Evropës. I zgjedhur në vitin 2013 si një kandidat i jashtëm nga Argjentina, Françesku vazhdoi të çonte në reforma progresive, duke përfshirë promovimin e roleve të grave në kishë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

6 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

10 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

10 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

19 orë ago