LAJME

Policia jep detaje për municionin që iu gjet dhe konfiskua të dyshuarit Agim Bela në Kaçanik

Gjatë një kontroll-kërkimi të një personi, policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të madhe armësh dhe municionesh.

Siç merr vesh Klani, i dyshuari është Agim Bela nga Kaçaniku, i lindur në vitin 1974.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se gjatë kontrollit, te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me dylbi, një pistoletë, një pushkë ajrore, 85 fishekë, 233 fishekë të tjerë, bateri për gjueti e pajisje për pastrim armësh.

Tutje, atij i janë konfiskuar edhe 27 thika me dimensione të ndryshme.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt

“Rr. Selim Shehu, Kaçanik  25.04.2025 – 08:30. Raportohet se gjatë kontrollit-kërkimit të një personi të dyshuar mashkull kosovar, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një pushkë gjuetie me dylbi, një pistoletë cal.9mm, një pushkë ajrore cal 4.5mm, 101 fishekë të cal 30.06, 85 fishekë të cal 12mm, 9 fishekë te cal 7.62 (nuk posedon leje), 233 fishekë te cal. 9mm, një fishek i cal. nn (nuk posedon leje), një bateri për gjueti ngjyrë e zezë, pajisje për pastrimin e armëve të gjata (gjuetisë), një dron Mini, një palë dylbi nate, një palë dylbi të zeza, një palë dylbi CHS zmadhues dhe 27 thika me dimensione të ndryshme. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia e Kosovës.

Ky aksion i ditës së djeshme u ndërmor nga Prokuroria Speciale dhe ka të bëjë me rastin e vrasjes së rreshterit policor, Muhamed Lika, i cili u privua nga jeta më 1 prill derisa po hynte në banesën e tij, në Kaçanik.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

7 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

11 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

11 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

20 orë ago