Pal Lekaj duke komentuar heqjen e taksës, ka krituar Kurtin për të cilin ka thënë se kreditet ia ka dhënë Serbisë dhe të tjerëve dhe jo Amerikës.
“Jo me hek taksën, për Serbinë dhe për shtetet që s’na kanë njoft? Qysh mundesh ti mi dhanë kredit njerëzve dhe Amerikën me gjujt poshtë?
Koalicioni VV- LDK ka qenë i panatyrshëm, as me programe, as me ndonjë bashkëpunim që e kanë pas, e dini ju sa ekstrem ka qenë VV. Sjelljet e tyre ndaj Mustafës.
Marrëveshjen politike e kanë ba dhe kanë harru çka ka ndodhë, dhe në gjys të natës e merr vendim me shkarku nënkryetarin e parë të një subjekti, pa e thirr partnerin me bisedu.
Nuk jam këtu ta amnestojë askënd, por më vjen keq për vendimin e Kurtit dhe na ka pru në këtë situatë, që ka mujt për 10 minuta me partnerin me zgjedh në tavolinë.
Ni ministër s’guxon me thanë një mënyrë ndryshe. Qeveria s’guxon me shpallë gjendje të jashtëzakonshme dhe Veliu thotë po jam për gjendje të jashtëzakonshme, ky është segmenti kyç i sigurisë”, ka thënë Lekaj në DPT te Fidani, përcjellë Indeksonline.
Ai duke iu referuar qeverisë të udhëhequr nga kurti, ka thënë se këta njerëz marrin vendime, pa pas asnjë problem dhe që shkon në disfavor të qytetarëve.
“Unë e di se si juve dhe mua me bren situata, por ma mirë më rrëzu një qeveri se s’ka koordinim mes partnerëve që çdo ditë me video konferenca shajnë njëri – tjetrin.
Duke marrë këtë përsipër kemi mendu se edhe shkuarja e qeverisë, por edhe lënja e kësaj qeveria bën dëme më të mëdha se pandemia.
Asnjëherë vendi s’ka qenë e qytetarët s’kanë qenë kaq larg nga Amerika.
Unë s’kam ardhë këtu me qujt Kurtin antiamerikan, por me veprimet e tij që të ulet në tavolinë dhe të bisedoj shtruar me partnerin kryesor, mendoj se s’kemi aty çfarë të presim.
Ne vetëm një zyrë kur kanë ardhë Amerikën, krejt Kosova i kemi duartrokit.
Tani vijmë në një situatë që një pjesë e qytetarëve të fyejnë ambasadorët, dhe miqësinë e përhershme një njeri për teke të veta ta vëj në pikëpyetje.
Unë s’jam as i çmendur dhe as i krisur të them që Albin Kurti është i padëgjueshëm sikur të mos kishte dëgjuar.
Kurti mendoj që kur i pa që po i rrezikohet pushteti, ai s’njeh as qytetar, as pandemi, pos karrigës dhe pushtetit. Na ka pas lodh flamuri kuq e zi e bashkim kombëtar. Më ka ardhë turp kur u çojshin për pavarësi lëshojshin karriget e kuvendit dhe sot po i përkulet veç qatij flamuri e himni.
Na ka mërzit me bashimi kombëtar, ne do të bashkohemi. Ku janë qato parime. Nëse e sheh prej që ka fillu ky njeri as një parim s’e ka mbajt.
U rehatu 50 ditë. Kur i kam dëgju at ditë t’u vujtu thu ti që janë në arkivole. Më ka ardhë keq. Kur i dëgjojsha atë ditë thojsha ku jem more, lot gati më kanë pas ra. T’u i thur epitete e lavde, me përgjime. Më fal je burrshtetas s’e kemi përjetshëm pushtetin.