Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në disa qytete të Shqipërisë.
Lëkundjet kanë zgjatur për disa sekonda, ndërsa epiqendra e tërmetit është regjistruar 14 kilometra në juglindje të Burrelit. Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 5,24 rihter.
Pas tërmetit të parë, është regjistruar edhe një lëkundje tjetër më e lehtë.