Ky burrë në Shënkoll të Lezhës është detyruar të pajiset me armë me leje për tu mbrojtur nga hajdutet të cilet kohet e fundit janë kthyer në shqetësim të madh në të gjithë zonen.
Nikoll Pashuku thotë se është i pa mbrojtur nga policia, ndaj është detyruar të veprojë në këtë mënyre. Në fshatrat e Njesisisë Administrative të Shënkollit, gjatë dy muajve të fundit po ndodhin vjedhje thuajse çdo natë.
Hajdutet po marrin çfarë të gjejnë, duke nisur nga bagëtite, makinat e sende të tjera me vlerë.
Kjo situatë e krijuar ka shtuar friken tek banoret të cilët po detyrohen të rrinë zgjuar gjatë natës, ndërsa kanë dyshime se hajdutet mund të kenë lidhje me policinë.
Rastet e vjedhjeve janë denoncuar dhe banoret i kërkojnë ndihmë policisë, që të të jetë me prezence në zonë sidomos gjatë natës.
Referuar të dhënave vetem gjatë 2 mujave të fundit në fshatrat e Shënkollit kanë ndodhur rreth 50 vjedhje. Pak ditë më parë policia arrestoi baba e bir, ndërsa një përson tjeter u shpall në kërkim. Ata dyshohet të jenë autor të disa vjedhjeve të ndodhura në zona të ndryshme të Lezhës, përfshire dhe Shënkollin.