Një mësuese e një shkolle në Utah të Amerikës është kritikuar ashpër pasi u zbulua se u kishte kërkuar nxënësve të saj që të hanin insekte për një projekt në lidhje me ndryshimet klimatike.
Projekti përfshinte shkrimin e një eseje mbi faktin pse amerikanët duhet të hanin insekte për të zëvendësuar lopët si burim kryesor proteinash. Kjo për faktin se lopët po shkatërrojnë planetin, sipas mësueses.
Prindi denoncues ka regjistruar mësuesen duke thënë: “Ne nuk duam të hamë krimba sepse është e shpifur. Por, a duhet t’i hamë ato? Po, sepse po shkatërrojmë planetin duke rritur lopë. E gjithë bota po i ha insektet, duhet t’i hamë edhe ne amerikanët. Është e shëndetshme për mjedisin dhe është gjëja e drejtë për t’u bërë”.