KRYESORE

Macron: Nëse Turqia kërcënon Greqinë, ne jemi këtu!

Një mesazh i qartë mbështetjeje për Greqinë dha presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një diskutimi me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, në kuadër të një eventi të organizuar nga gazeta “Kathimerini” me temë “Sfidat për Evropën – rruga drejt së ardhmes”, në Agorën Romake të Athinës.

I pyetur se çfarë qëndrimi do të mbante Franca në rast se Greqia do të kërcënohej nga Turqia, Macron u shpreh prerazi:

“Nëse Turqia do të kërcënonte Greqinë, ne do të ishim këtu. Do të ishim të pranishëm. Shikoni çfarë bëmë atë verë të vështirë, shikoni qëndrimin tonë edhe për Qipron. Për mua, ky është përkufizimi i vërtetë i miqësisë. Kjo është ajo që përfaqëson aleanca franko-greke. Miqësia dhe aleanca nuk janë koncepte të ndërlikuara; janë shumë të thjeshta: kur vjen momenti kritik, nuk mendon çfarë do bësh nesër. Ti e di tashmë çfarë duhet të bësh. Nëse sovraniteti kërcënohet, ta dini se ne do të jemi këtu.”

Presidenti francez foli gjerësisht edhe për rolin që duhet të luajë Evropa për të fituar një rol më të madh në zhvillimet globale. Sipas tij, kjo mund të jetë “momenti i Evropës”, pasi bota po përballet me një çrregullim të madh global dhe me një rend që po sfidohet nga dy fuqi të mëdha.

Ai theksoi se Evropa mbetet një hapësirë besueshmërie dhe parashikueshmërie, falë institucioneve të forta dhe ligjit evropian. “Ne i mbështesim partnerët tanë”, tha ai, duke përmendur edhe qëndrimin e vendeve evropiane në krizën e Lindjes së Mesme.

Macron nënvizoi se Evropa, kur vepron e bashkuar, është një fuqi e madhe: përfaqëson rreth 16% të tregtisë globale, më shumë se SHBA-të që kanë rreth 15%. Por sipas tij, sfida është që Evropa të bëhet një fuqi e plotë globale dhe të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve.

Macron foli gjithashtu për nevojën e bashkëpunimeve të reja në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke përmendur një “aleancë të vendeve të gatshme”, ku përfshihen edhe partnerë si Mbretëria e Bashkuar, Japonia dhe vende të Indo-Paqësorit.

Ai tha se një nga problemet kryesore të Evropës është fragmentimi në industrinë e mbrojtjes, me standarde dhe sisteme të ndryshme, që rrisin kostot dhe ulin efikasitetin. Zgjidhja, sipas tij, është më shumë integrim: projekte të përbashkëta, investime të përbashkëta dhe më pak burokraci.

Në fund, ai u ndal te ndryshimi i modelit të sigurisë në Evropë, duke theksuar se pas Luftës së Dytë Botërore siguria ishte mbështetur kryesisht te SHBA-të. Sot, kjo duhet të ndryshojë.

“Autonomia strategjike do të thotë që Evropa të prodhojë vetë sistemet e saj kritike dhe të mbështesë industrinë e saj. ‘Prodhoni në Evropë dhe blini evropiane’ nuk është thjesht slogan, por kusht për pavarësi”, u shpreh Macron, duke shtuar se në fregatat franceze që do të blejë Greqia do të rritet pjesëmarrja e industrisë greke.

Diskutimi mes Mitsotakis dhe Macron u moderua nga drejtori i gazetës “Kathimerini”, Alexis Papachelas.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago