KRYESORE

S’ka takim për paqen në Pakistan, Trump: Kohë e humbur kot, anulova udhëtimin e negociatorëve

Përfundon pa sukses, përpjekja për një tryezë të re paqeje mes SHBA dhe Iranit në Pakistan. Pasi më herët deklaroi se një delegacionin amerikan i përbërë nga të dërguarit e posaçëm të Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner do të udhëtonte në Pakistan të shtunën për bisedime me Teheranin, por presidenti amerikan u detyrua të përgënjeshtronte vetëm këtë të shtunë, kur tha se udhëtimi ishte anuluar.

“Sapo e anulova udhëtimin e përfaqësuesve tanë në Islamabad për t’u takuar me iranianët. Shumë kohe e humbur në udhëtim, shumë punë!”, deklaroi ai në rrjetet sociale.

Trump shtoi se përveç kësaj ka shumë luftime të brendshme dhe konfuzion për lidershipin në Iran.

“Askush nuk e di kush ka kontrollin, përfshirë vete ata”, shtoi më tej Trump. Sipas tij, SHBA ka të gjitha kartat në dorë, dhe nëse duan të flasin thjesht të telefonojnë. Ministri i jashtëm Iranian Abas Arakçi gjendej këtë të shtunë në Pakistan, ku zhvilloi bisedime me kryeministrin Sharif, dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Por pala iraniane refuzoi te ulej ne bisedime edhe me delegacionin amerikan.

Arakçi tha se kishte parashtruar pikëpamjet e Iranit lidhur me armëpushimin dhe përfundimin e plotë të luftës së imponuar ndaj Iranit, siç bëri të ditur.

Një burim tjetër iranian pohoi se nuk do të pranonin kërkesat maksimaliste të SHBA. Ndërkohë në një deklaratë, forcat e armatosura të Irani kërcënuan të kundërgjigjen nëse SHBA vijon bllokadën në Ngushticën e Hormuzit. Presidenti Mahumud Pezeshkian i bëri thirrje popullit të kontrollojë konsumin e elektricitetit ndërsa bllokada ndaj porteve vijon.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago