FOTO&VIDEO

Maqedonci për spiunët dhe luftën hibride serbe: AKI ka goditur spiunazhin serb

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se Agjencia e Inteligjencës së Kosovës ka bërë punë të mirë në goditjen e spiunazhit serb dhe luftës hibride.

Ai ka thënë se është hera parë që nga pas lufta në Kosovë që godite në mënyrë të organizuar dhe gjithëpërfshirëse rrejti i spinuzhit serb.

“Vlerësoj shumë lartë punën profesionale dhe AKI me drejtorin e saj, Petrit Ajeti që kanë bërë në drejtim të goditjes së rrjetit të spiunazhit serbë në Kosovë. Është hera e parë që kanë qenë në Kosovë që nga pas lufta që ka qenë një goditje e organizuar dhe gjithëpërfshirëse e rrjetit të spiunazhit serb në Republikën e Kosovës”, ka thënë Maqedonci në një intervistë në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
Ministri i Mbrojtjes ka thënë se lufta në këtë drejtim nuk ka përfunduar, pasi sipas tij, Serbia nuk do të ndalet në përpjekjet e saj për destabilizimin e Kosovës, por ai ka theksuar se AKI dhe institucionet tjera janë në krye të detyrës.

Maqedonci ka thënë se Serbia me luftën hibride të mbështetur edhe nga Rusia, ka synim të vë në pikë pyetje shtetësinë e Kosovës dhe funksionimin e institucioneve të saj.

“Lufta hibride e Serbisë e mbështetur nga Rusia, synon së pari ka që të vë në pikëpyetje, shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe aftësinë e institucioneve të Republikës së Kosovës, për të qenë funksionale dhe të qëndrueshme. Pra gjithë ato dezinformata, lajme të rreme, synim kanë pasur të qesin institucionet tona të paafta për të funksionuar”, ka thënë Maqedonci.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago