Dogana e Kosovës ka denoncuar publikisht një kërcënim të rëndë të drejtuar ndaj një prej menaxherëve të saj të nivelit të lartë, i cili u shënjestrua nga përfaqësuesi i një kompanie të madhe të tregtimit të naftës, shkruan Insajeri.
Incidenti ndodhi gjatë një aksioni verifikimi për një kontingjent derivatesh me dokumentacion të dyshimtë, ndërsa institucioni ka bërë të ditur se nuk do të zmbrapset nga zbatimi i ligjit përballë tentativave për frikësim.
Reagimi i plotë i Doganës:
Dogana e Kosovës dënon në mënyrën më të ashpër kërcënimin e rëndë të adresuar ndaj një zyrtari doganor, menaxher i nivelit të lartë, nga përfaqësuesi i autorizuar i njërit prej subjekteve të mëdha që operojnë në tregtimin me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës.
Kërcënimi ka ndodhur me datë 23 Mars 2026, kur Dogana e Kosovës ka ndërmarrë verifikime zyrtare lidhur me një kontingjent me derivate, për të cilat janë evidentuar elemente të dyshimta në dokumentacion, përfshirë parametrat e transaksionit dhe vlerën që shërben si bazë doganore për përllogaritjen e detyrimeve doganore. Në kuadër të mandatit të saj ligjor, Dogana është duke ushtruar kontrolle të plota për të garantuar zbatimin e ligjit dhe për të siguruar që çdo deklarim të jetë i saktë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Çdo përpjekje për të frikësuar, penguar apo ndikuar në zyrtarët doganorë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare përbën sulm të drejtpërdrejtë ndaj rendit ligjor, autoritetit të shtetit dhe funksionimit të institucioneve publike. Kërcënime të tilla janë absolutisht të papranueshme dhe nuk do të tolerohen në asnjë rrethanë. Për rastin në fjalë, Dogana e Kosovës ka bërë paraqitjen zyrtare në organet kompetente dhe pret veprim të menjëhershëm, të plotë dhe të paanshëm nga organet e ndjekjes, në mënyrë që përgjegjësit të përballen me pasojat ligjore. Menaxhmenti i Doganës së Kosovës qëndron fuqishëm prapa çdo zyrtari të vet dhe garanton mbështetje të plotë institucionale për secilin vendim dhe veprim të ligjshëm, profesional dhe të bazuar në mandat. Askush nuk do të lejohet të ushtrojë presion mbi zyrtarët doganorë apo të cenojë integritetin e proceseve zyrtare përmes kërcënimit apo intimidimit.
Dogana e Kosovës do të vazhdojë pa asnjë hezitim ushtrimin e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore, duke mbrojtur interesin publik, konkurrencën e ndershme dhe zbatimin e barabartë të ligjit ndaj secilit operator ekonomik, pa dallim.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…