LAJME

Marshim kundër eksodit të rinisë, qytetari: Populli të çohet, po na ikin fëmijët

Konfederata e sindikatave të Shqipërisë doli këtë të mërkurë më 1 maj në protestë kundër largimit të të rinjve nga Shqipëria.

Me pankarta në duar dhe me valixhe si simboli i largimit, protestuesit kanë marshuar drejt Rinasit, vendi nga ku shumë të rinj largohen për të siguruar jetesën e tyre jashtë Shqipërisë.

Përpara kamerës së Euronews Albania një nga qytetarët dha edhe mesazhin e tij, sa i takon largimit të të rinjve.

“Unë kam tre mesazhe, mesazhi i parë është për popullin shqiptar se po u ikin fëmijët, pleqtë po ngelen vetëm. Një popull që fle ka vdekur. Po s’u çuam, jemi popull frikacak.

Mesazhi i dytë është për intelektualët në Shqipëri, më vjen shumë keq, intelektualët nuk dinë tabelën e shumëzimit. I thonë 7×7=42, është turp, s’ka ku vete. Të biem në dorë të tij është skandal.

Mesazhi i tretë është për këta të trupit demokratik, me në krye shtetet e Bashkuara të Amerikës, se vijnë këtu e më para nuk donin të vinin në Shqipëri, ndërsa tani fusin miq për të ardhur në Shqipëri pasi këtu korrupsioni është në kulm. Unë kam marrë pjesë nëpër protesta, por vetëm në ato paqësore, Se edhe kështu të digjet bashkia, protesta të dhunshme s’jam dakord,. Dal vetëm për të dhënë  mesazhe”,-tha qytetari.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

6 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

15 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago