Dy aeroplanë nga aeroporti i Sofjes ateruan sot në Aeroportin e Shkupit. 45 trupat e pajetë të viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur në Bullgari do t’u dorëzohen familjarëve të tyre, dhe po sot pritet të bëhet edhe varrimi i tyre.
Në aeroportin e Shkupit trupat e pajetë u pritën nga një delegacion i lartë shtetëror.
Aksidenti ndodhi më 23 nentor.
Në aeroport vërehet edhe prezenca e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Blendi Çuçi, ministrja e Ekonomisë së Kosovës Rozeta Hajdari e të tjerë.