Behar Aliaj, 36-vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, është ekstraduar ditën e sotme nga Italia Drejt Shqipërisë.
Interpol Tirana, bën me dije se arrestimi i tij është bërë i mundur në bashkëpunim me Interpol Roma/Itali.
Bëhet e ditur se Aliaj: ‘Ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 24.05.2018 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.