Me meze e këngë patriotike, dostat e PDK-së e PSD-së heqin mërzinë e pandemisë me Nysret Muçiqin

Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, Uran Ismaili e Abelard Tahiri bashkë me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe ish-zyrtarin e PSD-së, Dardan Sejdiu, janë bashkuar në një tavolinë

Me meze e këngë patriotike nga këngëtari Nysret Muçiqi, dostat e PDK-së e PSD-së ia kanë krisur këngës e qejfit.


Në kohë pandemie, kur kërkohet që të mos ketë tubime, këta zyrtarë janë mbledhur bashkë.

Derisa ditën luten në respektim të masave kundër koronavirusit, në mbrëmje veprojnë krejt ndryshe.

Shokët që vijnë nga parti të ndryshme kanë shkelur kështu apelin dhe rregullat që përmenden tash e sa herë nga IKSHPK-ja.