Mediat serbe thonë se autoritetet e Serbisë po vazhdojnë të hetojnë ngjarjen e vrasjes së policit serbe dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë, raporton Sinjali.
I dyshuari kryesor i kësja ngjarje ishte shtetasi kosovar i arratisur nga burgu i Kosovës, Faton Hajrizi i cili u vra nga policia serbe pas nuk i’u bind urdhërit për t’u dorëzuar.
Faton Hajrizi u vra nga policia në një fabrikë të braktisur në afërsi të Loznicës pasi qëlloi mbi ta kur donin ta arrestonin. Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe qëlloi në drejtim të oficerëve. Siç mësohet, një polic, i cili ishte në patrullë në momentin e të shtënave, thuhet se u qëllua.
Tashmë policia serbe po vazhdon hetimet e mëtejshme për rastin, ku përmedet se është duke u kontrollua edhe telefoni i Faton Hajrizit.