Menduan se do t’i zënë në befasi, mashtrohen rëndë rusët – ukrainasit parandalojnë sulmin e trupave të Kremlinit në Kursk

Njësia për operacione speciale e ushtrisë ukrainase e njohur si SOF, ka arritur të parandalojë një sulm të trupave ruse që ia kishin mësyrë pozicioneve mbrojtëse të ukrainase në një vendbanim në rajonin rus Kursk.

Kjo është konfirmuar edhe përmes pamjeve të filmuara nga ajri që i postoi në Facebook, SOF-i ukrainas.

Ishin operatorët e dronëve që i kishin vërejtur nga distanca, dhe menjëherë kishin alarmuar njësitë kompetente duke iu kundërvënë.

Në këtë kundërsulm arritën të shkatërrojnë dy tanke, tre autoblinda dhe të vrasin katër ushtarë rusë.

Në videon e publikuar më poshtë, shihen tanket ruse duke u goditur nga dronët kamikaz si dhe autoblindat që tentonin të iknin për të shmangur goditjet.

Kështu detyruan pjesën tjetër të konvojit të tërhiqen dhe të dështojnë në misionin e tyre – pra të sulmojnë pozicionet e ukrainasve.