Presidenti serb Vuçiç ka ashpërsuar gjuhën ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, duke pretenduar se ky i fundit u ka hapur luftë serbëve të Kosovës.
Reagime të tilla vijnë nga fakti se qeveria e Kosovës nuk mundësoi që serbët e Kosovës të votojnë në territorin kosovar për zgjedhjet e pritshme serbe.
Vuçiç ka përfituar nga fakti se vendet e Quint-it shprehën zhgënjim ndaj kësaj veendmmarrjeje dhe ka lëshuar gjuhën.
“Me urdhër të Albin Kurtit, gjyqtarja serbe Ljiljana Stevanoviç është larguar sot nga institucionet e Kosovës dhe është përgatitur për mëngjes shkarkimi i të gjithë komandantëve serbë, të gjithë policëve serbë që ishin në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Beograd. Albin Kurti vendosi të sulmojë serbët”, tha Vuçiç.
Ai shtoi se “Albin Kurti tregoi Marrëveshjen e Brukselit dhe sipas vullnetit të tij dhe të atyre që e mbrojnë, Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston më”.
“Albin Kurti është ai që dëshiron ta shkatërrojë paqen në Kosovë, është ai që me këto vendime dëshiron ta sulmojë popullin serb kudo që jeton, si në jug ashtu edhe në veri të Kosovës.
Serbia dëshiron të ruajë paqen dhe për çdo gjë. Jua themi këtë vendeve të Quint-it dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar.
Mesazhi im i fundit është: Çfarëdo që të bëjë Serbia, do të jetë me popullin e saj”,tha Vuçiç.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…