Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin ka folur për mundësinë e një lufte mes Kosovës dhe Serbisë. Ministri famëkeq serb, i njohur për deklarata të shpeshta të egra e nacionaliste, ka thënë se shkarkimi i gjyqtares serbe në Mitrovicë, është hapi i parë drejt luftës mes dy shteteve.
Sipas tij, ky shkarkim i gjyqtares, që erdhi pas pjesëmarrjes së saj në takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Beograd, është një provokim i madh ndaj Serbië.
“Ky është hapi i parë drejt hyrjes së Serbisë në konflikt të armatosur në Kosovës dhe padyshim që kjo po përgatitet nga shqiptarët. Nëse BE, si sponsor i Marrëveshjes së Brukselit, nuk thërret takim në Bruksel për ta ndaluar dhunën kundër serbëve në Kosovë, atëherë themi se sulmi i Kurtit ka ardhur nga koka e tij e helmuar me urrejtje”, ka thënë Vulin, kanë transmetuar mediat serbe.
Më herët, një reagim të ngjashëm e ka pasur edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili pas shkarkimit të gjyqtares serbe, ka thënë se Kurti ka vendosur ta sulmojë Serbinë.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…