Miku historik i Kosovës dhe ish-senatori amerikan, Robert Dol, ka mirëpritur lajmin për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Dialogu është koordinuar nga i Dërguari Special i SHBA’së për dialog, Richard Grenell, dhe do të mbahet më 27 qershor.
@HashimThaciRKS @Avdullah Direct talks between Kosova & Serbia regarding normalization of relations between these independent nations is welcome news. I carry the people of Kosova in my heart every day & it is my most sincere wish for peace and prosperity in the western Balkans. pic.twitter.com/dpNtz1MTkY
— Senator Bob Dole (@SenatorDole) June 15, 2020
‘’Bisedimet e drejtpërdrejta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre vendeve të pavarura është një lajm i mirëpritur. Unë i mbaj njerëzit e Kosovës në zemrën time çdo ditë dhe është dëshira ime më e sinqertë për paqe dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor.’’, ka thënë Dol.
Ish-senatori në postimin e tij ka bashkangjitur edhe foton e tij me ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.