Minishegenin ballkanik, Ilir Meta nuk e shikon si një marrëdhënie partneriteti por paternalizmi mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Kreu i shtetit, i ftuar në emisionin “360 gradë” në RTV Ora, tha se ka një përpjekje për të futur edhe Kosovën në këtë në këtë nismë përmes një paternalizmi Shqipëri-Kosovë.
Por Presidenti theksoi se Rama duhet ti zgjidhë në mënyrë bilaterale marrëdhëniet me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut pa nxjerrë Kosovën si delja e zezë e rajonit.
Ilir Meta: “Për mua çdo nisëm është pozitive kur bazohet në gjithëpërfshirje dhe jo në përjashtim, kur sjell kohezion dhe jo konfuzion, aq më keq përçarje, praktikisht kemi një përplasje të fortë. Dhe tjetra është shumë e qartë, kur bëhet nga pozita partneriteti dhe jo paternalizmi. Çfarë raporti kemi këtu? Nuk shikoj një raport partneriteti Shqipëri-Serbi, shikoj një paternalizëm Shqipëri-Serbi dhe një përpjekje për ta futur Kosovën në këtë nismë përmes një paternalizmi Shqipëri-Kosovë. Kjo nuk është më një tryezë e rrumbullakët.
Për mua çdo nisëm që nuk është gjithëpërfshirëse, së dyti e cila nuk e vendos Kosovën në pozita të barabarta nuk është e nevojshme për Shqipërinë njëherë në radhë të parë. Për çfarë është kjo gjë e nevojshme? Për çfarë është kjo gjë e domosdoshme? Dëshiron të zgjidhësh bilaterisht me Serbinë problemet? Zgjidhi. Me Maqedoninë? Zgjidhi, kush po të pengon ty. Edhe për lëvizjen e lirë edhe për çdo gjë tjetër por në qoftë se ti synon të vendosësh Kosovën në një pozicion të vështirë, të keq, që të dalë si delja e zezë e rajonit, kur nuk është kjo e vërteta sepse Kosova ka qenë një viktimë e një agresioni dhe vazhdon të jetë në një presion të pandershëm jo vetëm nga Serbia që edhe për anëtarësimin në INTERPOL u bë luftë për ta bllokuar. “