LAJME

Ministria e Mbrojtjes tregon dyshimet për zjarrin në kazermën e FSK-së

Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar një njoftim lidhur me zjarrin që shpërtheu sot në kazermën e FSK-së në Istog. Në këtë njoftim thuhet se shkaku dhe pasojat e zjarrit po hetohen ende, por ka dyshime se zjarri ka shpërthyer si rezultat i instalimit të vjetruar elektrik.

“Në lidhje me zjarrin e sotëm  që ka kapluar njërin nga objektet në Kazermën e FSK-së në Istog, ju njoftojmë se menjëherë në vendngjarje kanë intervenuar pjesëtarët e Regjimentit të dytë të Këmbësorisë dhe personeli përkatës i Komandës së Forcave Tokësore, të cilët të mbështetur nga Njësia e Zjarrfikësve të Istogut, Klinës, Pejës dhe Skenderajt kanë arritur të lokalizojnë zjarrin duke e kufizuar vetëm brenda perimetrit të këtij objekti montazh, kësisoj duke mënjanuar mundësinë e përhapjes në objektet e tjera përreth”, thuhet në këtë njoftim.

Lexo Edhe:

 

Par

“Paraprakisht, nga vendngjarja është evakuar me kohë personeli. Tani zjarri është shuar tërësisht dhe ekipet e specializuara të FSK-së janë duke punuar për sanimin e gjendjes dhe eliminimin e dëmeve tjera kolaterale. Shkaku dhe pasojat e zjarrit  janë duke u hetuar nga autoritetet përgjegjëse për menaxhimin e sigurisë së FSK-së, por dyshohet të kenë qenë si pasojë e instalimit të vjetëruar të energjisë elektrike”, thuhet në fund.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

1 orë ago
  • KRYESORE

‘’Ju pret e ardhme e keqe!’’ Trump kërcënon NATO-n për Hormuzin, Kina: Të ndalen luftimet

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…

1 orë ago
  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

5 orë ago
  • POLITIKE

Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës, Kurti: Do të veprojë në koordinim të ngushtë me Sorensenin

Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pronari i lokalit vrau një klient në Çarshinë e Vjetër

Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të…

6 orë ago