Misteri i vrasjes me plumb në kokë: Makina me targa Tirane, 25 vjeçari mund të mos jetë nga Vlora

Vijojnë hetimet për të zbuluar detaje nga vrasja e të riut ende të paidentifikuar, i cili u gjet me plumb në kokë mëngjesin e 21 gushtit 2021, në një rrugë dytësore në fshatin Babicë të Vlorës.

Makina jeshile, tip Fiat Punto ku u gjet i riu i moshës rreth 25 vjeç është me targa Tr 3537 R.

Targat i përkasin makinës së një gruaje që jeton në Tiranë por nuk dihet nëse këto targa janë falsifikuar.

Policia ende nuk ka arritur ta identifikojë viktimën pasi nuk i është gjetur asnjë mjet identifikimi, ndërkohë që dyshohet se mund të mos jetë nga qyteti i Vlorës.

Një dyshim të tillë e përforcon dhe fakti se ditët e fundit nuk ka pasur asnjë denoncim për zhdukje në policinë e këtij qyteti, informon gazetari i Ora News, Edi Ruçi.

Dyshohet që ka qenë një banor i zonës që ka njoftuar policinë për viktimën që u gjet mëngjesin e sotëm ora 07:35 brenda në makinë, në aksin rrugor Vlorë-Babicë.