FOTO&VIDEO

Moment prekës, e bija viziton të ëmën që punon në spitalin që trajton pacientët e prekur me coronavirus – nga distanca i thotë se i mungon

Një moment prekës është filmuar me kamerë amatore, ku shfaq një infermiere që ndihmon pacientët e prekur me coronavirus, e cila nuk guxon t’i afrohet të bijës për t’i dhënë një përqafim të ngrohtë për shkak të zonës së karantinës.

Liu Haiyan ishte telefonuar që të shfaqet në repartin e sëmundjeve infektive në spitalin Fugou në provincën Henan, ku gjatë muajit të kaluar eskaloi situata me epideminë që ka ngritur në këmbë tërë botën.

Kjo infermiere nuk e kishte parë bijën e saj 9-vjeçe Cheng Shiwen për më shumë se 10 ditë, për shkak të angazhimeve të shumta që i kishte brenda zonës së karantinës.

Megjithatë ato u ribashkuan gjatë 31 janar, por u detyruan të qëndrojnë larg njëra-tjetrës për disa metra për të parandaluar zgjerimin e virusit vdekjeprurës.

Videoja që është shpërndarë në rrjetet sociale deri më tani është shikuar nga më shumë se 100 milionë persona, ku Liu befasohet nga vizita e Cheng Shiwen dhe bashkëshortit Cheng Xiaoshen që i sollën asaj një kuti me ushqim të përgatitur enkas për të.

Liu që mbante rroba dhe maskë mbrojtëse, qëndronte disa metra larg të bijës që vazhdimisht e thërriste: “Nënë, më mungon vërtetë shumë”.

E nga këto fjalë u prek shumë infermierja kineze që ia ktheu të bijës: “Edhe ti mamit i mungon shumë, më lejo të përqafoj nga distanca”.

Ndërkaq e pyetur nëse do të kthehet së shpejti në shtëpi, Liu i tha se po lufton me “përbindësh”  dhe se në momentin që e mund virusin ajo do të kthehet në shtëpi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

2 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

11 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

21 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago