Marina Ovsyannikova, gazetarja e televizionit shtetëror rus që protestoi kundër luftës gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, është dënuar për diskreditim të forcave të armatosura të vendit në postimet në mediave sociale kundër luftës.
Ovsyannikova ishte redaktore në Channel One” të kontrolluar nga qeveria në fillim të luftës, por më 14 mars ajo ndërpreu buletinin kryesor të lajmeve të mbrëmjes dhe ngriti një poster që u bënte thirrje shikuesve të mos e “besonin propagandën”.
Ajo humbi punën dhe u gjobit me 30,000 rubla (407 £).
Gjyqi i sotëm u fokusua në postimet e mëvonshme në mediat sociale, në të cilat ajo shkroi se ata që janë përgjegjës për veprimet e Rusisë në Ukrainë do të gjenden në bankën e të akuzuarve përpara një gjykate ndërkombëtare. Ajo u gjobit sërish, me 50,000 rubla (677 £).
Në gjykatë, gazetarja e përshkroi luftën si “tmerr, gjak dhe turp” dhe këmbënguli se “qëllimi i gjyqit është të frikësojë të gjithë njerëzit që kundërshtojnë luftën” në Rusi, raporton Reuters.
Duke e përshkruar vendin e saj si një agresor, agjencia e lajmeve citon gjithashtu Ovsyannikova të ketë thënë se pushtimi i Ukrainës më 24 shkurt “është krimi më i madh i qeverisë ruse”. Ovsyannikova e përshkroi procedurën si “absurde”, por gjykatësi tha se provat konfirmuan fajësinë e saj dhe nuk kishte asnjë arsye për të dyshuar vërtetësinë e saj.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…