Mundja mbetet shpresa e vetme e Shqipërisë, për të siguruar një medalje olimpike në “Paris2024”.
Zelimkhan Abakarov nuk zhgënjeu në sfidën e parë, madje dhuroi spektakël duke marrë kualifikim vetëm në limite.
Mundësi Zelimkhan Abakarovka, bërë detyrën përballë rivalit nga Guinea-Bisau, Diamantino Iuna Fafe duke siguruar një vend mes tetë më të mirëve të botës në disiplinën e mundjes së lirë për peshat 57 kg.
Përballë mundësit nga Guinea Bisau, Abakarov fitoi me pikë, 7-6. Mundësi kuqezi nuk e nisi mirë ndeshjen duke e gjetur vetëm në dizavantazh 4-0, por në minutën e fundit arriti të rikuperojë duke marrë 7 pikë që i dhuruan një biletë për në fazën çerekfinale.
Dueli i radhës do të jetë ndaj indianit Aman Aman.