Ujqërit që jetojnë në zonën e Çernobilit janë gjenetikisht të ndryshëm nga anëtarët e specieve të tyre që jetojnë jashtë zonës së kontaminuar nga rrezatimi dhe kanë zhvilluar rezistencë ndaj kancerit gjatë viteve, sipas studimit të fundit nga studiuesit amerikanë.
Gjenomi i këtyre kafshëve ka pësuar mutacion dhe tani ato janë më rezistente ndaj zhvillimit të qelizave kancerogjene, që do të thotë se duke i studiuar ato, mund të jetë e mundur të gjendet një zgjidhje e re në luftën kundër kancerit, shkruan New York Post.
Në një studim të botuar javën e kaluar, shkencëtarët e Princeton zbuluan se kafshët e egra ishin në gjendje të ndryshonin dhe t’i mbijetonin niveleve të larta të rrezatimit që goditi zonën pasi reaktori bërthamor në termocentralin e Çernobilit shpërtheu në 1986 – fatkeqësia më e keqe bërthamore në historinë e planet..
Njerëzit u larguan nga zona për shkak të rrezatimit të lartë dhe një zonë prej 1000 miljesh katrore u rrethua për të parandaluar ekspozimin e mëtejshëm të njerëzve.
Megjithatë, jeta e egër që është rikthyer në zonë – duke përfshirë tufat e ujqërve – nuk ndikohet nga ekspozimi kronik i rrezatimit.
Biologia evolucionare dhe ekotoksikologia Cara Love, e cila punon në laboratorin Shane Campbell-Stayton në Universitetin Princeton, ka studiuar se si ujqërit me mutacion kanë evoluar për të mbijetuar në një mjedis radioaktiv që nga viti 2014.
Nga studimi rezultoi se sistemi imunitar i ujqërve të Çernobilit dukej i ndryshëm nga të tjerët – i ngjashëm me atë të pacientëve me kancer që i nënshtroheshin terapisë me rrezatim, zbuluan studiuesit.
Janë zbuluar gjithashtu gjenome specifike që me shumë gjasa i bëjnë ato rezistente ndaj një rreziku në rritje të kancerit.
Studimi i fundit mund të jetë çelësi për të hetuar se si mutacionet e gjeneve te njerëzit mund të rrisin mundësinë për të mbijetuar nga kanceri.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…