Mynihu ka shkruar një kapitull të ri në histori pasi ka zgjedhur kryebashkiakun e parë homoseksual.
Dominik Krause, i cili vjen nga Partia e Gjelbër, e ka deklaruar haptazi orientimin e tij seksual.
Fizikanti 35-vjeçar shënoi një fitore të papritur në qendrën bavareze që njihet në mbarë botën për Oktoberfestin duke ua marrë trofeun nga dora Social Demokratëve, të cilët e drejtuan këtë bashki për 42 vjet.
“Kohërat s’janë të lehta, por qytetarët e Mynihut kanë treguar se janë të motivuar dhe duan ndryshim”, u shpreh Krause.
CSU, partia simotër bavareze e CDU-së konservatore, e ka dominuar politikën vendase prej dekadash. Drejtuesi i saj, Markus Soder, i ka sulmuar prej vitesh të Gjelbrit për politikat e tyre progresiste.
Krause garoi për një Mynih më mendjehapur dhe gjithëpërfshirës, me sloganin: “Sepse më shumë është e mundur.”
Fitorja e tij është një rreze shprese për të Gjelbrit që kanë nisur ta humbasin popullaritetin e tyre në mbarë vendin.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…