Petrit Rushaj dhe djali i tij u mbytën në lumë pasi mjeti i tyre u mor përpara nga rryma e fortë e shkaktuar nga reshjet e shiut.
Në mjet ishte edhe vajza e cila ka shpëtuar për mrekulli.
Pas 16 orë kërkimesh, forcat speciale të policisë gjetën mjetin me trupat e tyre të pajetë.
Petrit Rushaj gëzonte respekt dhe njohje të gjërë në zonë. Kjo dëshmohet edhe nga dedikimet prekëse të miqve të tij të cilët janë të dëshpëruar nga kjo humbje.