Në momentin që lojtarët e Rumanisë po fillonin stërvitjen në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, një mjet tymosës është hedhur në tribunën veriore.
Kjo ka shkaktuar shqetësim dhe futbollistët rumunë janë kthyer në dhomat e zhveshjes për arsye sigurie, sipas “golazo.ro”.
Mediumi rumun ka publikuar video dhe fotografi që tregojnë situatën gjatë stërvitjes së zhvilluar të enjten mbrëma, por që nuk ishte asgjë shqetësuese.Në pamje shihet edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, që shkon nga afër të shikojë se çfarë është hedhur, duke u siguruar se nuk kishte nevojë të krijohej panik, sidomos nga ajo çfarë bënë lojtarët rumunë.
Pas një periudhe, stërvitja ka vazhduar përsëri, pavarësisht nga zhurmat e daulleve që dëgjoheshin nga jashtë stadiumit.
Kosova dhe Rumania do të përballen të premten në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Kujtojmë se ndeshja Rumani – Kosovë që u zhvillua më 12 shtator të vitit të kaluar në Bukuresht u ndërpre për 50 minuta për shkak të shpalosjes së pankartave anti-Kosovë dhe thirrjeve “Kosova është Serbi”.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…