Ka shkuar në 16 numri i viktimave nga koronavirusi në vend. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 78-vjecar te Infektivi.
I moshuari nga qyteti i Durrësit ishte prej tre ditësh i intubuar dhe vuante nga sëmundje të tjera.
Ndërkaq, ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 18 raste të reja me Covid-19, duke e çuar në 277 numrin e të prekurve.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 9 pacientë të tjerë, ndërsa në total numri i personave të shëruar është deri më tani 76.