FOTO&VIDEO

Nëna e dëshpëruar: Kur rusët erdhën në qytet, vranë djalin tim të vetëm, ishte vetëm 27 vjeç

Ekipi i BBC hyri në vende jo shumë larg Kievit pas tërheqjes së ushtrisë ruse. Ata filmuan trupat e civilëve të vrarë e të mbetur të shtrirë në rrugë, disa me duar e këmbë të lidhura.

Irina Kostenko tregoi se çfarë ndodhi më 10 mars, kur rusët vranë djalin e saj të vetëm Alexei.

Ata jetonin në një shtëpi të vogël, vetëm 500 metra larg vendit ku punonte Alexei, i cili ishte duke ndërruar gomat në garazh.

Kjo grua tregon se dhoma e djalit të saj u shkatërrua nga granatimet, disa javë para se të vritej.

“Tani jam plotësisht vetëm. Djali im ishte i ri, ishte vetëm 27 vjeç. Ai thjesht donte të jetonte”, tha Irina Kostenko për BBC, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Ajo thotë se djali i saj ishte në ushtri, por që ditën kur u vra ishte në garazh për të punuar. Ai u vra kur rusët mbërritën në qytet, ndërsa nëna e tij arriti të shpëtonte.

Irina e varrosi djalin e saj në oborrin e shtëpisë së saj pasi e solli trupin e tij nga rruga me ndihmën e një karroce.

“E mbulova varrin me një batanije për ta mbrojtur nga qentë. Nuk ka arkivol, më është dashur ta mbështjell me qilim”, tha ajo.

Ajo thotë se rusët erdhën me xhipa dhe me pushkë, e vranë dhe u larguan.

“Si të flas me ata idiotë. Unë dua që ata të vdesin. Dua që fëmijëve të tyre të u ndodhë e njëjta si djalit tim”, tha Irina.

Rusia tha se pamjet e civilëve të vrarë ishin “të rreme”, raporton BBC.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

7 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

8 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

18 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago