Nëna e Vanja Gjorçevskës, e vrarë në Shkup ka folur për herë të parë pas pas vrasjes së vajzës së saj.
Ajo për gazetën serbe “Republika” ka thënë se është shkatërruar nga vdekja e vajzës, por tani më e rëndësishmja për të është të zbulojë të vërtetën e asaj që ndodhi.
Ajo thotë se me ish-burrin ishin të divorcuar para pesë vitesh dhe nuk kishin ndonjë problem rreth kujdestarisë së fëmijëve.
“Është e pakuptueshme për mua pse vajza ime e vogël e bukur është në varr. Kam një sëmundje kronike, por po mbahem. Për mua është e rëndësishme vetëm të zbuloj të vërtetën. Vajza tjetër është e sëmurë, të gjithë shpresojmë të jetë mirë. Nuk di asgjë, e gjithë kjo për mua me duket si joreale. Ne ishim të divorcuar prej pesë vitesh dhe nuk e di se çfarë po bënte ai dhe me kë. Ne kishim marrëdhënie të mira për shkak të fëmijëve, nuk ishim të grindur për kujdestarinë, edukimin. Ai mund t’i shihte vajzat kur të donte ose kur të donin fëmijët. Nuk më interesonte jeta e tij. Jeta ime ishin fëmijët dhe puna ime. Ai ishte lënë i qetë , për të më lënë mua të qetë”, ka thënë për Republikën serbe nëna e Vanja Gjorçevskës, Zorica.
Trupi i pajetë i 14-vjeçares u gjet më 3 dhjetor në Shkup, gjashtë ditë pasi ishte zhdukur pasi kishte dalë nga shtëpia, ndërsa 74-vjeçari u gjet i vdekur në Veles ditën e njëjtë.
Spasovski tha se i arrestuari ndodhet në qendrën e ekstradimit në Turqi dhe se pritet që shumë shpejt institucionet maqedonase të paraqesin kërkesën për ekstradimin e tij në Shkup.
Me këtë, siç tha, Spasovski MPB-ja ka zbardhur në tërësi rastin për të cilin tashmë ka të pesë të akuzuar.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…