Është shoqëruar me përplasje seanca e sotme në Parlament. Ka qenë deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i cili ishte duke folur në foltotren e Kuvendit dhe ka thënë se Erion Braçe është zv.kryeministri që ka dalë në përgjimet e prokurorisë italiane për çështjen e biznesmenit Rezart Taçi.
“Kjo hipokrizia sikur këtu ka disa gra ministre e deputete që bëjnë të prekurat për një fjalë që nuk prek askënd, kurse kur kryeministri i kthehet kryetares së parlamentit për mbarimin e fjalës. Ka 10-fishuar pasurinë e saj dhe bashkëshortit të saj zonja Bushka. Prandaj del dhe bën këtu si engjëll, por nuk është engjëll. Zotëria, parafolësi im 40 milionë euro me tendera. ky zotëria që del dhe bën si më i shqetësuari, ka dalë në përgjimet e prokurorisë italiane, për Rezart Taçin, A je ti zv.kryeministri që del në përgjime”, tha Braçe.
Deklarata e tij është replikuar nga deputeti socialist Erion Braçe, i cili po fliste nga vendi. Në këtë moment Salianji ka replikuar duke i thënë mos më ndërprit dhe duke e quajtur kone, deputetin socialist.
Më pas Salianji është drejtuar drejt tij ndërsa ka ndërhyrë Garda e Republikës. Në këto kushte Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka ndërprerë seancën për 5 minuta./Opinion.al