Në Gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca për mjekët dhe personat e tjerë të përfshirë në skandalin e Onkologjikut, të cilët nuk u ofronin shërbim pacientëve me tumor, por i orientonin në klinikën private të mjekut Edmiond Gashi.
Gjykata la në fuqi masat për ish-zvdrejtoreshën e QSUT, Brikena Qirjani, dy mjekët, koordinatorin e QQSUT dhe administratorin e klinikës Megis dhe administratori një farmacie.
Në hyrje të Gjykatës, mjeku Edmond Gashi dhe mjekja Alketa Pere kanë mohuar akuzat duke thënë se kanë bërë vetëm detyrën. Ndërkohë, Pere tha se duhet të hetohen klinikat private dhe të ketë një ndryshim rrënjësor të Onkologjikut.
Nuk kam asnjë koment. Kurrë në jetën time se kam bërë këtë gjë, që pacienti me kancer të shkojë në privat. Duhet të trajtohet në onkologjik, duhet të hetohen spitalet private për aktivitetin që kryhet. Duhet ndryshim rrënjësor në Onkologjik. Sot kam ardhur të mbroj veten time, jam e pafajshme”, tha Pere.
Por në valën e këtij skandali, mjekja gjeti kohë edhe të merret me fotot që i janë publikuar në media. Ajo u thotë gazetarëve se i kanë shtrembëruar fotot.
A i keni orientuar klientët në klinikë private?
Mjekja: Unë kam 10 vite….Prit moj 1 minutë, prit, një nga një. 1 minutë mi. Më keni mërzitur ju gazetarët, më keni shtrembëruar gjitha.
Vetëm foto ju interesojnë zonjë?
Mjekja: Po më interesojnë edhe ato fotot me sy kështu, me sy ashtu.
Skandali në spitalin e Onkologjikut u zbulua nga Prokuroria e Tiranës pas denoncimit të një familjari. 7 masa sigurie u vendosën pas hetimeve që zbuluan një skandal në spitalin onkologjik në QSUT. Pacientëve me sëmundje tumorale nuk u ofrohej shërbimi, dhe përmes disa mjekëve dhe stafit të përfshirë, orientoheshin në klinikën e onkologut Edmond Gashi. Hetimi i Prokurorisë së Tiranës zbuloi se ilaçet nxirreshin jashtë spitalit dhe shiteshin në disa farmacive në Tiranë. Radioterapia nuk u vu kurrë në punë edhe pse aparatura dhe lënda e rrezikshme kimike “Kobalto” ka qenë prezente në spital prej vitit 2021.