BBC raporton se furnizimi me oksigjen në nëndetësen Titan, e cila u zhduk gjatë turneut të vizitës së rrënojave të Titanikut në Oqeanin Atlantik, pritet të mbarojë rreth orës 13:00 të së enjtes, që do të thotë se orët e ardhshme janë të një rëndësie jetike.
Kjo nëndetëse e vogël i dërgoi sinjalin e fundit anijes që e ndoqi të dielën, një orë e 45 minuta pas zhytjes.
Në të janë miliarderi britanik Hamish Harding, biznesmeni pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij 19-vjeçar Suleiman, eksploruesi francez Paul-Henri Nargeleau dhe Stockton Rush, drejtor ekzekutiv i “Oceangate Expedition”, kompania që organizoi këtë turne.
BBC raporton se autoritetet amerikane thonë se goditjet janë dëgjuar nga thellësia e Atlantikut, në intervale prej gjysmë ore për gjithsej katër orë.
Stockton Rush, the CEO of the company responsible for the lost Titan submarine, stating the sub is invulnerable 6 years ago.
Oh the irony. #Titanic #TitanicRescue #titanicsubmarine #invulnerable #irony pic.twitter.com/5v3i6sgfUn
— Danish Dynamite (@MrStigsby) June 21, 2023
Ekspertët në kërkimin e thellë të oqeanit, i thanë BBC-së se është e vështirë të përcaktohet se cilët janë tingujt pa disa të dhëna më të detajuara.
Mësohet se edhe komandanti i operacioneve të kërkimit të Titanit, ka deklaruar se nuk dihet burimi i zjarrit. BBC raporton se mund të jetë zhurma e një objekti të fortë që godet pjesën e pasme të nëndetëses.