Pamje dramatike: Momenti kur një automjet shkelë policët në New York

Një nga skenat e shumta të kaosit të ditëve të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është edhe një video e një makine e cila godet krodonin e policisë në New York.


Video e publikuar në mediat amerikane tregon momentin dramatik, të hënën, kur një automjet SUV me qëllim shkon drejtë kordonit të policisë duke goditur dy policë njëri nga ta mori lëndime të rënda.

Njëri është një oficer i Policisë së Shtetit në New York i cili pësoi dëmtime serioze por jashtë rrezikut për jetën, raporton AP.

Tjetri është nga Departamenti i Policisë në Buffalo.