Këngëtari Shemsi Krasniqi, apo i njohur si Shemi nga grupi muzikor “Ilirët”, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Natë Vere” në T7, ka rrëfyer gjithë atë që i ndodhi në lidhje me Festën e Birrës në Korçë.
Ai ka treguar për reagimet e shumta që ka marrë shkaku i pjesëmarrjes së tij në këtë event, ku pas shumë këngëtarëve nga Kosova, edhe ai ka anuluar pjesëmarrjen si pasojë e pjesëmarrjes së këngëtarit nga Serbia, Goran Bregoviq, shkruan Gazeta Express.
Megjithatë, ai ka sqaruar qëndrimet e tij fillestare, kur deklaroi se këngëtari Bregoviq ishte mik i shqiptarëve.
“Në vitin 1983 ai e ka publikuar një këngë shqipe. Ka qenë mega-hit. Krejt Jugosllavia e ka kënduar dhe ne e kemi respektuar atë njeri se ka këndu shqip, dhe ka dalë e ka thënë se ka ardhë koha me i mësu disa fjalë shqip krejt Jugosllavia, e tash ai po del kriminel”, është shprehur vokalisti i grupit “Ilirët”.
Ai ka shtuar se nuk është i informuar se çfarë ka bërë Bregoviq viteve të fundit, por sipas tij, ai po përdoret si instrument për përçarjen e Kosovës dhe Shqipërisë.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…