Ylli i “YouTube” i kthyer në boksier, Jake Paul, la njollë të përhershme në trashëgimine e boksit të kampionit të dyfishtë të kategorisë së rëndë, Mike Tyson, me një fitore të zbehtë me pikë para 70 mijë shikuesve të frustruar në Teksas. Miliona njerëz e kanë parë meçin diskutabil në “Netflix”.
Tysoni, që nuk ka garuar për 19 vjet dhe që tani është 58-vjeçar, ishte vetëm hija e boksierit të dikurshëm.
Paul 27-vjeçar, që është fillestar në boks, e mbajti ikonën në distancë, duke dhënë goditje të sakta në meçin me tetë raunde nga dy minuta.
Tysoni ishte i ngadaltë, shkruan BBC. Ai u prit si hero para meçit, por kishte shumë fishkëllima kur lufta po shkonte drejt fundit. Disa tifozë u larguan para se të shpallej fitorja me rezultat 80:72, 79:73 dhe 79:73 në të mirë të Paul.
Kishte pikëpyetje për legjitimitetin e luftës dhe sa seriozisht do ta merrnin Tyson dhe Paul atë.
Dy boksierët mbanin doreza më të rënda, me mbushje shtesë, si pjesë e kushteve të vendosura nga komisioni i Teksasit, i cili e konsideroi luftën si profesionale. Vendimi duket edhe më qesharak pas fundit të duelit.
Dorezat më të lehta nuk do të kishin bërë asnjë ndryshim. Asnjëra prej goditjeve të bëra nuk i është afruar atyre që kërkohën për nokaut.Tysoni bëri vetëm 18 goditje në gjithë luftën, ndërsa Paul i kishte 78.
Paul është bërë i famshëm duke publikuar video me shaka në YouTube. I kishte 70 milionë ndjekës në rrjetet sociale para se të futej në boks.
Ai e zhvilloi luftën e 11-të profesionale. Shumë kanë vlerësuar se meçi ishte tallje me boksin dhe rezultati e dëshmon këtë.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…