Përfundon intervistimi maratonik i Hashim Thaçit nga Specialja, jep detaje se për çfarë u morë në pyetje

Presidenti Hashim Thaçi pas rreth 6 orësh ka dalur nga objekti i Dhomave të Specializuara ku ëshë intervistuar nga prokurorët që kanë dorezuar aktakuzë ndaj tij.

Prokurorët e Dhomave të Specializuara do të vazhdojnë edhe nesër me intervistimin e tij.

“Unë sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknikaliteteve të ndryshme në mes të avokatit dhe prokurorëve, çështje sqaruese teknike, e në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të prokurorëve për UÇK-në kështu që do të vazhdon nesër. I jam përgjigjur pyetjeve që u kanë interesuar prokurorëve”, ka thënë shkurt Thaçi para gazetarëve.

Deklarata e presidentit Thaçi në Hagë:

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/301528647896817/