Seanca e Parlamentit të Malit të Zi, në të cilën deputetët diskutojnë dërgimin e ushtarve në forcën e reagimit të shpejtë të NATO-s, u ndërpre shkurt pas një incidenti verbal midis deputetit të DF, Jovan Vuçuroviq dhe Nënkryetarit të Parlamentit, Genci Nimanbegu.
Pasi Vuçuroviq në fjalën e tij u shprehë se duhet të kujtojmë rolin heroik të Republikës Srpska në 1995 dhe Jugosllavisë në 1999, Nimanbegu tha se i vjen keq që populli serb ka një përfaqësues si Vuçuroviqi në parlament.
Ju mendoni se jeni krenar, i ditur dhe i drejtë. Ju keqinterpretoni historinë dhe kultivimi vetëm farat e së keqes dhe përçarjes, sepse lavdërimi i Republikës Srpska në 1995 dhe Jugosllavia në 1999 do të thotë lavdërimi i krimeve dhe luftërave, dhe NATO është ai që kontribuoi për paqen në BeH dhe paqen në Kosovë, tha Nimanbeg, ndaj të cilit reagoi Vuçurpviq.
Turp për ju, Genci Nimanbegu. Turp për ju – tha deputeti i DF.
Turp për ju, ai iu përgjigj Nimanbegu dhe ndërpeu seancën./Malësia.ME/