Boksieri irlandez, John Cooney, ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare për shkak të lëndimeve që ka pësuar një tru gjatë një ndeshjeje.
Lajmin e ka dhënë menaxheri i Cooney, Mark Dunlop në një postim në Instagram, tek shkruan: “Jemi të shkatërruar të njoftojmë se pas një jave luftimi për jetën e tij, John Cooney fatkeqësisht ka ndërruar jetë”.
“Ai ishte një djalë, vëlla dhe partner shumë i dashur dhe do të na duhet një jetë që të gjithëve të harrojmë se sa i veçantë ishte ai. RIP John ‘The Kid Cooney’”, shtoi menaxheri i tij.
Cooney po mbronte titullin e tij Celtic në ndeshjen kundër Wellsianit Nathan Howells në Ulster Hall në Belfast më 1 shkurt, kur loja u ndërpre në raundin e nëntë me Cooney të mundur.
Ai u dërgua në spitalin Royal Victoria të Belfast-it për trajtim dhe më pas iu nënshtrua një operacioni për të lehtësuar presionin në trurin e tij nga një hemorragji intrakraniale, tha Dunlop në fillim të kësaj jave. Por pavresisht mjekimeve, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…