Një miliarder nga Ohaio po planifikon një ekspeditë në thellësitë e Titanikut, duke synuar të rivendosë besimin në sigurinë e sipërmarrjeve të tilla pas incidentit tragjik të vitit të kaluar në OceanGate. Larry Connor, një manjat i pasurive të paluajtshme nga Dejtoni, synon të zhytet më shumë se 3779 metra deri në vendin e mbytjes së Titanikut.
Një detaj që ka rënë në sy në nëndetësen Triton është se krahas flamujve të Kombeve të Bashkuara, SHBA-së, Teksasit dhe Klubit të Eksploruesëve, ndodhet edhe flamuri shqiptar. Bëhet me dije se flamuri ynë përmes Triton, ka arritur në pikën më të thellë të tokës, në shpellën Mariano.
Në webin e fivedeeps.com shpjegohet qartë arsyeja e vendosjes së flamujve tek Triton.
Mësohet se: flamuri shqiptar është vendosur në nder për këmbënguljen dhe historinë e jashtëzakonshme të popullit të madh shqiptar dhe në veçanti të një gruaje shqiptare Monica Beu që është partnerja afatgjatë e sponsorit të ekspeditës e cila mbetet një mbështetëse e fortë.
Connor do të shoqërohet nga Patrick Lahey, bashkëthemelues i Triton Submarines, i cili ka projektuar një anije prej 20 milionë dollarësh të quajtur Triton 4000/2 Abyssal Explorer. Kjo zhytëse për dy persona është projektuar për të ndërmarrë misione të shumta në det të thellë në mënyrë të sigurt dhe të besueshme.
Objektivi i ekspeditës së tyre është të demonstrojnë se eksplorimet në det të thellë mund të kryhen pa rrezik, edhe pas shpërthimit katastrofik të zhytësit Titan në qershor, i cili rezultoi në vdekjen e të pesë pasagjerëve, duke përfshirë CEO-n e OceanGate, Stockton Rush.
“Dua t’u tregoj njerëzve në mbarë botën se ndërsa oqeani është jashtëzakonisht i fuqishëm, ai mund të jetë i mrekullueshëm dhe i këndshëm dhe me të vërtetë një lloj ndryshimi i jetës nëse ecni në mënyrën e duhur,” i tha Connor Wall Street Journal.
“Patrick ka menduar dhe projektuar këtë për më shumë se një dekadë. Por ne nuk i kishim materialet dhe teknologjinë. Ne nuk mund ta ndërtonim këtë pesë vjet më parë.”
Titani ishte rrugës për në vendin e Titanikut kur pësoi një dështim katastrofik më 18 qershor, duke çuar në vdekjen e menjëhershme të Rush, aventurierit miliarder Hamish Harding, autoritetit francez të Titanikut Paul-Henri Nargeolet dhe biznesmenit pakistanez Shahzada Dawood së bashku me djalin e tij.